LAJMI I FUNDIT:

Rihanna shkëlqen në “Golden Globes 2023” me fustan të zi dhe në stoli diamanti

Rihanna shkëlqen në “Golden Globes 2023” me fustan të zi dhe në stoli diamanti

Rihanna shkëlqeu si një diamant në ceremoninë vjetore “Golden Globes” të martën mbrëma në Los Angeles, ku ajo anashkaloi tapetin e kuq, por u pa brenda me një fustan të zi prej kadifeje dhe stoli voluminoze nga Schiaparelli Haute Couture.

Ajo ka marrë vëmendje me një gjerdan dhe vathë diamanti Cartier dhe po ashtu me një stil unik të flokëve.


Bukuroshja nga Barbadosi u shfaq me një grim më të thjeshtë, duke zgjedhur një shkëlqim të lehtë për buzë.

Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: NBC)

Ikona e popit, e kthyer gjithashtu në një sipërmarrëse të suksesshme, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi ASAP Rocky.

"Golden Globes 2023": Lista e plotë e fituesve
Lexo po ashtu "Golden Globes 2023": Lista e plotë e fituesve

Rihanna mori nominimin e saj të parë për “Golden Globe” këtë vit, duke fituar një nominim për këngën më të mirë origjinale “Lift Me Up” nga kolona zanore “Black Panther: Wakanda Forever”.

Rihanna (Foto: NBC)

Themeluesja e “Fenty Beauty” ka qenë e rezervuar dhe e zënë gjatë kësaj kohe për shkak të përgatitjeve për performancën e saj në “Super Bowl”.

Krijuesja e “Savage x Fenty” dhe ASAP janë prindër të një djali, përkundër se nuk e kanë zbuluar akoma emrin e tij.

Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: NBC)

Këngëtarja e “Diamonds” bëri rikthimin në tapetin e kuq në muajin tetor në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles. /Telegrafi/

Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: NBC)

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori