LAJMI I FUNDIT:

Rihanna reagon pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA: Jam shumë krenare për ty Amerikë!

Rihanna reagon pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA: Jam shumë krenare për ty Amerikë!

Joe Biden mbrëmë (e shtunë) triumfoi në zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës ndaj Donald Trump, duke e bërë të jetë presidenti i 46-të i ShBA.

Lidhur me këtë, reagimet ishin të shumta dhe nga më të ndryshmet nga yjet botërorë, por jo vetëm nga shtetas amerikanë.


Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja nga Barbados, Rihanna, e cila vlerësoi figurën e Biden dhe të zëvendës-presidentes Kamala Harris.

“Fytyrat e krijuesve të historisë, shkelësve të kufijve dhe fituesve. Urime për të dy dhe kryesisht për popullin amerikan, Kaq punë për të bërë, aq shumë lëndime për të zhbërë”.

Biden në fjalimin e fitores: Zotohem që do të jem një president që nuk do të kërkojë përçarje, por bashkim - Amerika definohet si një vend i mundësive
Lexo po ashtu Biden në fjalimin e fitores: Zotohem që do të jem një president që nuk do të kërkojë përçarje, por bashkim - Amerika definohet si një vend i mundësive

“Shkojmë! Jam shumë krenare për ty Amerikë!”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

Theksojmë që Joe për herë të parë kishte kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988, më pas në vitin 2008 dhe tani ai është fitues i zgjedhjeve presidenciale – duke u bërë në moshën 78-vjeçare ‘presidenti më i moshuar në historinë e ShBA’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori