LAJMI I FUNDIT:

Rihanna nxit dyshimet se është martuar me ASAP Rockyn

Rihanna nxit dyshimet se është martuar me ASAP Rockyn

Rihanna ka nxitur thashethemet se ajo u martua fshehurazi me ASAP Rocky me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale.

Këngëtarja e “Diamonds”, 35 vjeçe, ndau fotot e saj duke pozuar me reperin 34-vjeçar dhe babanë e fëmijëve të saj në Met Gala 2023.


“Për në ahengun martesor dhe ja ku vjen nusja”, shkroi këngëtarja.

Në ngjarjen e modës, krijuesja e hitit “Anti” ndezi fillimisht thashethemet për martesë pasi mori vëmendje në shfaqje me një fustan ekstravagant të frymëzuar nga dasmat.

Reperi i cili kishte veshur xhaketë sportive të kombinuar me xhinse dhe me një material mbi to – u pa duke mbajtur dorën e saj në çdo fotografi, shkruan DailyMail.

Çifti mirëpriti djalin e tyre majin e kaluar dhe aktualisht janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

Në fotot dyshja u panë duke mbajtur fort duart e njëri-tjetrit teksa mbërritën në ngjarjen e mbushur me yje dhe ecën në tapetin e kuq.

Rihanna dukej eterike me një fustan të bardhë “Valentino” voluminoz dhe të gjatë. Teksa ajo ecte dorë për dore me Rockyn, njerëz të ndryshëm e ndihmuan duke mbajtur lart fundin e gjatë.

Mbi veshjen, miliarderija veshi një pelerinë të stolisur me lule kamelie. Ajo mbajti gjithashtu një palë syze dielli me kornizë të bardhë, të zbukuruara me qerpikë fals dramatik në shiritin e sipërm.

Pas kësaj, fansat reaguan shpejt në mediat sociale dhe filluan të spekulojnë se dyshja tashmë kishin shkëmbyer betime.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Rihanna dhe Rocky filluan të takoheshin në vitin 2020 pas shumë vitesh miqësie dhe bashkëpunimi muzikor.

Dy vjet më vonë, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë – i cili do të mbushë një vit më vonë këtë muaj.

Në fillim të këtij viti, ylli njoftoi shtatzëninë e saj të dytë duke treguar barkun e rrumbullakosur gjatë shfaqjes së saj të pjesës së parë të Super Bowl. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori