Rihanna ka lançuar videoklipin e këngës së saj më të fundit me titull ‘Bitch Better Have My Money’.

Klipi është i gjatë 7 minuta dhe Youtube e ka vlerësuar si të përshtatshëm vetëm për të rritur, pasi në të ka fjalor të papërshtatshëm, nudizëm dhe dhunë me tepricë.


Këngëtarja 27-vjeçare është bashkëregjisore e videos, së bashku me francezët e MegaForce.

Në video shfaqen edhe aktorët Eric Roberts dhe Mads Mikkelsen.