LAJMI I FUNDIT:

Rihanna duket elegante në një dalje në Los Angeles përkrah ASAP Rockyt

Rihanna duket elegante në një dalje në Los Angeles përkrah ASAP Rockyt

Rihanna u shfaq me të dashurin e saj, ASAP Rocky, në një darkë të dielën për të festuar 34-vjetorin e tij.

Këngëtarja, e cila mirëpriti fëmijën e parë me partnerin në maj, u vesh për këtë rast me një fustan të zi glamuroz teksa largohej nga festa në Olivetta në Los Angeles.


Riri shfaqi këmbët e tonifikuara në fustanin e guximshëm, i cili ishte i prerë nga njëra anë deri në kofshë.

Foto: Backgrid

Ajo e kombinoi fustanin me taka Jimmy Choo x Muglen dhe një gjerdan argjendi, kurse reperi ishte veshur një kostum të zi dhe kravatë.

Rihanna shihet duke shkuar në një studio muzikore pasi u konfirmua se do të performojë në “Super Bowl 2023”
Lexo po ashtu Rihanna shihet duke shkuar në një studio muzikore pasi u konfirmua se do të performojë në “Super Bowl 2023”

Ka qenë një javë festimesh për yllin pasi njoftoi se do të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl LVII më 12 shkurt.

Foto: Backgrid

34-vjeçarja dhe ekipi i saj janë duke menduar për një listë me gati 50 emra të mundshëm për t’u bashkuar me të në skenë në Stadiumin State Farm të Arizonës për performancën e saj prej 12 deri në 15 minuta.

Burimet thonë se do të jenë të pranishëm të gjithë emrat e mëdhenj të muzikës me të cilët ka bashkëpunuar.

Foto: Backgrid

Të hënën në mbrëmje, ylli nga Barbados ishte fotografuar duke shkuar në një studio muzikore që ka lënë të nënkuptohet se ka nisur punën për albumin e nëntë, duke qenë se është komentuar prej kohësh.

Ajo dhe Rocky u bënë prindër për herë të parë në muajin maj, por që akoma nuk kanë zbuluar emrin apo imazhin e foshnjës. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori