Rifat Jashari: Lavdia dhe nderi qoftë mbi gjithë ata që derdhën gjak për liri e pavarësi (Foto)

Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, ish-luftëtarë të UÇK-së, familje të dëshmorëve, por të pranishëm nuk ishin as presidentja e vendit Atifete Jahjaga, as kryeministri Isa Mustafa, e as liderët e subjekteve politike.
“Lavdia dhe nderi qoftë mbi gjithë ata bijë e bija që derdhën gjakun e njomë për liri dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Rifat Jashari.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se në “Prekazin e Adem Jasharit nisi një epokë e re e çlirimit përfundimtar të Kosovës”.
Ndërkaq, ministri i FSK-së, Haki Demolli, tha se me rezistencën mitike të familjes Jashari, rënia heroike e familjes Jashari e shpërndau zjarrin e lirisë në tërë Kosovën. Ai tha se kjo luftë heroike e një familje patriotike, shërbeu si një frymëzim epik për mobilizimin e tërë popullit të Kosovës dhe diasporës për t’u bashkërenditur në luftë për çlirimin e vendit. /KP/Telegrafi/














































