LAJMI I FUNDIT:

Ricky Martin gati për performancën në Tiranë

Ricky Martin gati për performancën në Tiranë

Ricky Martin pritet të performojë gjatë natës së sotme (e enjte) për herë të parë në Shqipëri.

Ai do të interpretojë përpara publikut shqiptar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.


Përpara festës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet bashkë me 51 vjeçarin.

Foto: Instagram

Ylli me famë ndërkombëtare në një moment ka folur në shqip duke ftuar të gjithë në shesh.

Ricky Martin mbërrin në Shqipëri
Lexo po ashtu Ricky Martin mbërrin në Shqipëri

“Jam Ricky Martin. Ejani në shesh”, thotë krijuesi i hitit “Livin’ La Vida Loca”.

Foto: Instagram

“A jeni gati për festën sot. Ricky Martin mezi po pret të ngjitet në skenën e sheshit ‘Skënderbej për ju. Më premtoi se do të jetë një koncert i jashtëzakonshëm. Eja në shesh”, ka shkruar Veliaj.

I njëjti shquhet për hitet si: “Maria”, “La Mordidita”, “Vente Pa’Ca”, “The Cup of Life”, “Pegate”, “La Bomba” etj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)