LAJMI I FUNDIT:

Richarlison bëri një ofendim të ashpër pasi Tottenhami u eliminua nga Liga e Kampionëve, braziliani e ka me Conten

Richarlison bëri një ofendim të ashpër pasi Tottenhami u eliminua nga Liga e Kampionëve, braziliani e ka me Conten

Sulmuesi brazilian, Richarlison nuk arriti ta mbajë veten gjatë intervistës së tij pas ndeshjes për eliminimin e Tottenham Hotspur nga Milani në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma, Spurs bënë një paraqitje zhgënjyese pasi barazuan 0-0 me AC Milan. Si rezultat, skuadra e Serie A kaloi tutje pasi fitoi 1-0 në San Siro në ndeshjen e parë.


Richarlison u transferua nga trajneri i Spurs, Antonio Conte, i cili vendosi ta inkuadroj për 20 minutat e fundit, por nuk arriti të bënte asnjë ndikim të vërtetë.

Heshtin rrjetat në Londër, Milani eliminon Totenhamin dhe vazhdon në çerekfinale
Lexo po ashtu Heshtin rrjetat në Londër, Milani eliminon Totenhamin dhe vazhdon në çerekfinale

Pas ndeshjes ai bëri të ditur ndjenjat e tij, të cilat nuk ishin më të mirat.

“Ky sezon, më falni, ka qenë m**, sepse nuk kam minuta, kam vuajtur pak nga lëndimi. Por, kur hyj në fushë, jap jetën”, ka thënë fillimisht Richarlison tha për TNT Sports.

“Kam ardhur mirë nga dy ndeshje, mendoj se kaq, mendoj se duhet të kisha luajtur dhe nuk kam pse të qaj për këtë”.

“Dje [të martën], më kërkuan të bëja një provë në palestër, se nëse isha mirë do të luaja titullar dhe në momentin e lojës, më lanë në stol.

“Këto janë gjëra që nuk mund të kuptohen”.

“Të shohim se çfarë do të thotë nesër, por as këtu nuk ka budallenj, unë jam profesionist, punoj çdo ditë dhe dua të luaj. Kanë mbetur minuta, ka mbetur kohë”, përfundoi sulmuesi i Spurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori