LAJMI I FUNDIT:

Richard Grenell konfirmon se takimi Kosovë-Serbi në Washington ka temë çështjet ekonomike

Richard Grenell konfirmon se takimi Kosovë-Serbi në Washington ka temë çështjet ekonomike

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dhënë detaje lidhur me ftesën për në Shtëpinë e Bardhë, që iu bëri palës kosovare dhe asaj serbe.

“Ne jemi të fokusuar në pjesën ekonomike dhe kjo është pjesa e vetme për të cilën do të flasim në Washington, ka të bëjë me ekonominë”.


“Francezët e dinë këtë, gjermanët e dinë këtë dhe ata e kanë miratuar këtë, sepse hapi i dytë, i cili do të marrë ca kohë”.

“Unë mendoj se ju duhet të prisni vetëm biseda për çështje ekonomike”, ka thënë ai për Express.

“Ka shumë thashetheme për atë se në lidhje me çka janë këto bisedime dhe njerëzit që nuk e dinë po pretendojnë se e dinë dhe janë duke e hutuar publikun dhe unë vërtet shpresoj se publiku në Kosovë, në Serbi, në Evropë ta kuptojë se ata duhet t’i dëgjojnë vetëm njerëzit që e dinë se për çfarë po flasin”.

“Sepse janë disa raporte dhe komentues egoistë që po pretendojnë se e dinë çfarë është duke ndodhur”, është shprehur Grenell.

Ai thotë po ashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë që konflikti disavjeçar mes Kosovës e Serbisë, zgjidhet vetëm përmes noramlizimit ekonomik.

“Nuk e di sa herë më duhet ta them, por kam qenë i qartë në mënyrë të përsosur ndaj të gjithëve që janë të përfshirë që ne, Shtetet e Bashkuara, qëndrojmë fuqishëm se kjo luftë 20 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik, vendeve të punës për të rinjtë dhe një ekonomie që rritet”.

“Të gjitha çështjet politike, para të cilave po vazhdojnë të hidhen të gjithë njerëzit politikë në Evropë dhe në Kosovë”.

“Arsyeja pse këto çështje nuk janë zgjidhur për 20 vjet është sepse ju nuk jeni të fokusuar te njerëzit që kanë nevojë të përfitojnë nga normalizimi ekonomik”.

“Shumë të rinj po e braktisin rajonin dhe po shkojnë në Gjermani ose Hungari ose Holandë, sepse ata nuk po ndiejnë se ka shpresë në Kosovë”, ka thënë ai.

“Kjo nuk do të zgjidhet përmes shtyrjes së menjëhershme të një çështjeje për normalizim në një farë mënyre”.

“Meqë ra fjala, kjo është në një pjesë të madhe problem për Evropën”.

“Ka qindra njerëz që thonë se amerikanët dhe evropianët nuk janë në rrugën e njëjtë”.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori