LAJMI I FUNDIT:

Rice refuzon kontraten e re me West Hamin, klubet e mëdha angleze bëjnë gati ofertat

Rice refuzon kontraten e re me West Hamin, klubet e mëdha angleze bëjnë gati ofertat

Declan Rice ka vendosur të largohet nga West Ham United pas nëntë viteve qëndrim, prej tyre pesë në ekipin e parë dhe katër në akademi.

Mesfushori anglez ka refuzuar një ofertë tjetër të klubit për vazhdimin e kontratës, pasi dëshira e tij është të bëjë një hap më tëmadh në karrierë që të luaj në klub më të madh.

Fabrizio Romano ka lajmëruar se Rice ka refuzuar ofertën e tretë të kontratës me klubin dhe tanimë ka një marrëdhënie të tensionuar me londinezët.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024, por qëllimi i tij është që të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi aktual.

Klubet e mëdha angleze si Manchester United, Manchester City, Arsenal e Chelsea janë alarmuar pas këtij lajmi dhe po tentojnë transferimin e lojtarit për edicionin e ri.

Chelsea mbetet favorite, me kampionin në fuqi të Evropës që ka përparësi shkaku që Rice e ka nisur futbollin pikërisht në akademinë e klubit dhe ka shokët e ngushtë aty si Mason Moune, Recce James e Christian Pulisic.

Gjithsesi West Ham United nuk pritet ta lejoj lehtë largimin e kapitenit, pasi atë e vlerëson rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori