LAJMI I FUNDIT:

Angazhimi i ardhshëm i Vitisë dhe rezultati i dobët i LVV-së në balotazh, flet Albin Kurti

Angazhimi i ardhshëm i Vitisë dhe rezultati i dobët i LVV-së në balotazh, flet Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur sot për rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale, gjegjësisht në balotazh.

Kurti në një konferencë për media bëri të ditur se mbrëmë ka takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh.


“Mbrëmë kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh nga Lëvizja Vetëvendosje…. mbajtëm shënime për të gjitha vërejtjet, sugjerimet, mësimet që duhet nxjerr dhe çka ka pasur mundësi të jetë më mirë… Shtabi ynë është duke përgatitur një raport për fushatën dhe rezultatin dhe do ta diskutojmë në Kryesi…Nuk isha nxituar me konstatime para raportit”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, ajo çfarë dihet është se LVV është rritur tej mase në tri-katër vitet e fundit dhe ka defekte strukturore dhe organizative.

“Nuk kemi struktura që i përgjigjen madhësisë dhe zgjedhjet e fundit të brendshëm i kemi mbajtur në janar të 2018 dhe kjo është një pjesë e shpjegimit…”, tha ai.

Sipas tij, po ashtu ka ekzistuar një bashkim i të gjithë të tjerëve kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, duke folur rreth angazhimit të Arben Vitisë, Kurti tha se ai është anëtar i Kryesisë së LVV-së dhe ka qenë person i njohur në opinion edhe para se të ishte ministër i Shëndetësisë.

“Se cilat do të jenë angazhimet e tij në atë ardhmen nuk ka nxitim që të vendosim tani. Kjo bëhet varësisht edhe prej planeve që ka Vitia…”, tha Kurti. /Telegrafi/