LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së shtatë: Dinamo sundon Grupin A, Prishtina e Re dhe Ulpiana në Grupi B

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së shtatë: Dinamo sundon Grupin A, Prishtina e Re dhe Ulpiana në Grupi B

Viva Fresh Liga e Parë në të dyja grupet A dhe B, ka zhvilluar të martën dhe të mërkurën ndeshjet e javës së shtatë, ku nuk kanë munguar befasitë dhe ndeshjet e forta.

Në Grupin A është Dinamo e Ferizajt që po shkelë çdo gjë që po i del përpara, duke triumfuar kësaj radhe si mysafir i Trepçës ’89 me rezultat 1-0.


Trepça në anën tjetër ka triumfuar si mysafir i Istogut me rezultat 1-0, ndërsa Phoenix ka marr fitoren e parë duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-0.

Ndeshja mes Rahovecit dhe Suharekës është mbyllur baras pa gola, ndërsa baras, por me gola u mbyll takimi mes Rilindjes 1974 dhe Vëllaznimit (1-1).

Dinamo është lider me 19 pikë, ndërsa pozita e dytë mbahet nga Rahoveci me 12 pikë. Trepça ’89, Suhareka dhe Trepça kanë nga 11 pikë.

Në anën tjetër në Grupin B, duket se gara po del të jetë më interesante, pasi Prishtina e Re dhe Ulpiana vetëm po i radhitin fitoret.

Derbi i kësaj jave mes Ulpianës dhe Ferizajt i ka takuar vendasve me rezultat 1-0. Në anën tjetër Prishtina e Re ka shënuar fitore ndaj 2 Korrikut me rezultat 2-1.

Vllaznia e Pozharanit ka barazuar me Flamurtarin 2-2, ndërsa Vjosa është kthyer te fitoret duke e mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2-1.

Fitore ka marr edhe Vushtrria që ka mposhtur Kikën me rezultat të thellë 4-1.

Prishtina e Re dhe Ulpiana kanë nga 18 pikë në pozitat një dhe dy, ndërsa Vjosa është e treta me 16 pikë. Ferizaj ka ngelur pas me 11 pikë në vendin e pestë.

Grupi A – rezultatet dhe renditja 

Grupi B – rezultatet dhe renditja  

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori