LAJMI I FUNDIT:

Rezervat e ujit alarmojnë botën

Rezervat e ujit alarmojnë botën

OKB-ja dhe presidenti brazilian, Michel Temer u ranë sot kambanave të alarmit në hapje të Forumit Ndërkombëtar për Rezervat Ujore në Brazilia, duke deklaruar se nuk kishte më kohë për të humbur për të shmangur një katastrofë.

OKB-ja paraqiti nga ana e saj një raport shqetësues, sipas së cilit thuajse gjysma e popullsisë globale, 3,6 miliardë persona jetojnë në zona ku uji mund të mungojë të paktën një muaj në vit, një numër që mund të arrijë 5,7 miliardë në 2050.

“Tashmë nuk ka më kohë për të humbur”s, u shpreh në fjalimin e hapjes së edicionit të tetë të Forumit presidenti brazilian Temer, vendi i të cilit është i prekur që nga viti 2012, veçanërisht pjesa verilindore të vendit, nga thatësira më e gjatë që ka përjetuar deri më sot, transmeton ATSH.

“Ka një konsensus”, shtoi kreu i shtetit, jeta në Tokë është e kërcënuar, nëse nuk respektojnë kufijtë e natyrës.

Rreth 40000 persona marrin pjesë në Forumin që do të zgjasë deri ditën e premte, përfshirë 15 krerë shtetesh, 300 kryebashkiakë nga mbarë bota, si dhe disa dhjetëra shkencëtarë dhe ambientalistë. /kp/Telegrafi/