LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale nuk ndryshon normat e interesit

Rezerva Federale nuk ndryshon normat e interesit

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur t’i lërë normat e interesit të pandryshuara dhe premtoi se do të tregojë durim për rritjen e normave në të ardhmen.

Komiteti Federal i Tregut të Hapur ka ruajtur intervalin e synuar për normën e fondeve federale nga 2.25 për qind në 2.5 për qind, që do të thotë se synon të nxisë punësimin maksimal dhe stabilitetin e çmimeve, përcjell Telegrafi.


Rezerva Federale ka sinjalizuar një ritëm më të ngadalshëm të rritjes së normave të interesit këtë vit, teksa ekonomia amerikane pritet të stabilizohet.

Një marrëveshje për të rihapur qeverinë e SHBA-së për tani pas një mbylljeje të zgjatur, gjithashtu reduktoi kërkesën e investitorëve për sigurinë e dollarit amerikan. Nga ana tjetër, dollari amerikan arriti të ngjitet në një fitim prej 0.4 për qind, pavarësisht nga Banka Qendrore Evropiane që uli parashikimet e saj të rritjes për një periudhë afatshkurtër. /Telegrafi/