LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale ngrit normën e interesit, paralajmëron për më shumë rritje

Rezerva Federale ngrit normën e interesit, paralajmëron për më shumë rritje

Zyrtarët e Rezervës Federale ngritën normat e interesit dhe forcuan pritshmëritë për një rritje tjetër këtë vit pasi ata riafirmuan se një ekonomi e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas tyre do ta arsyetonte një rritje të mëtejshme graduale edhe në vitin 2019,

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, rritja e tremujorit nxiti rritjen e normës bazë të fondeve federale në një interval objektiv prej 2 për qind në 2.25 për qind. Masa pasqyroi një vlerësim optimist të ekonomisë që ishte identike me deklaratën e fundit të politikës së Rezervës Federale tetë javë më parë, pavarësisht shqetësimeve rreth luftës tregtare të nxitur nga presidenti Donald Trump.


“Ky kthim gradual në normalitet po ndihmon për të mbështetur këtë ekonomi të fortë”, tha shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, para gazetarëve pas një takimi dy ditor të Komitetit Federal të Tregut të Hapur në Uashington.

Rritja e normës së interesit nga Rezerva Federale zbret vlerën e dollarit amerikan
Lexo po ashtu Rritja e normës së interesit nga Rezerva Federale zbret vlerën e dollarit amerikan

Pas një zgjerimi dhjetëvjeçar që është shënuar nga rritja kryesisht modeste, Powell tha se “ky është një moment shumë i mirë për ekonominë amerikane”. /Telegrafi/