LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale e ShBA-së mban të pandryshuar normën e interesit

Rezerva Federale e ShBA-së mban të pandryshuar normën e interesit

Rezerva Federale e ShBA-së njoftoi mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit midis 0.25 deri 0.5 për qind dhe në të njëjtën kohë, u shpreh se po forcohen vazhdimisht kushtet për rritjen sërish të interesave.

Në përfundim të mbledhjes së politikës monetare të mërkurën, rezerva tha se tregu amerikan i punësimit po vazhdon të përmirësohet dhe rritja ekonomike është shtuar në krahasim me gjashtëmujorin e parë të këtij viti.


Konsumi i familjeve vazhdon të shtohen në mënyrë të ngadalë, ndërsa investimet e ndërmarrjeve në kapitale fikse mbeten sërish të dobëta.

Në deklaratë thuhet se gjatë këtij viti, përqindja e inflacionit në ShBA është rritur pak, por mbetet ende më i ulët se objektivi i parashikuar prej 2 për qind.

Në krahasim me deklaratën e mëparshme, bordi i Rezervës Federale ka hequr shprehjen “niveli i inflacionit do të ruajë nivelin e ulët gjatë një periudhë të afatshkurtër”, gjë që tregon se është shtuar disi besimi i këtij bordi për rritjen e vazhdueshme të inflacionit. /Telegrafi/