Rexhep Selimi: Nuk jam as me Albin Kurtin, as me Dardan Molliqajn

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë së tij.
Ai ka thënë se nuk është “as me Albin Kurtin dhe as me Dardan Molliqajn”.
“Të dy i kam miq dhe bashkë-aktivistë. Unë në Vetëvendosje jam për konceptin dhe shpresën që ua kemi dhënë qytetarëve”.
Selimi këto komente i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ky është një debat i brendshëm, i cili shpresoj që nuk do ta ndajë Lëvizjen, por epilogun do ta vendos demokracia”.
Nga
Telegrafi
26/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































