LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi: Në fshatin Aqarevë u mor vendimi për daljen publike të UÇK-së

Rexhep Selimi: Në fshatin Aqarevë u mor vendimi për daljen publike të UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së tashmë deputet i LVV-së, Rexhep Selimi ka rrëfyer momentet e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997.

Selimi në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se rrethanat e vitit 1997 kishin krijuar nevojën që UÇK-ja të bënte daljen publike të saj.


“Daljes publike të UÇK-së i prinë ngjarjet e 25 dhe 26 nëntorit të vitit 1997. Rënia e mësuesit Halit Geci bëri që UÇK-ja të vendoste të dalë publikisht”, ka thënë Selimi, transmeton Telegrafi.

Ish-komandanti, më tej ka treguar se kanë qenë në fshatin Aqarevë ku kanë marrë vendimin për të bërë daljen publike dhe nga aty janë nisur drejt fshatit Llaushë të Skenderajt aty edhe ku kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.

“Kemi qenë në Aqarevë ku me shokët tjerë kemi vendosur që një fjalim me të cilin do ti drejtoheshim masës do të ishte e nevojshme si një lloj thirrje për mobilizim për UÇK-në si dhe një lloj dalje publike.

Ka qenë Syla, Sokoli, Dauti, Muja në fshatin Aqarevë ku e kemi formuluar fjalimin e kësaj letre”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se emblema e tanishme UÇK-së nuk ka ekzistuar në vitin 1997.

“Emblema e tanishme e UÇK-së është dizajnuar më vonë, atë kohë ne kemi përdorur emblemën e Ushtrisë Shqiptare”, ka treguar Selimi i cili ka bërë të ditur se në vitin ’97-të UÇK-ja nuk është quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës por Ushtria për Çlirimin e Kosovës.

Më tej, Selimi ka thënë se UÇK-ja përveç ndikimit që ka pasur në çlirimin e Kosovës ka pasur edhe ndikim për bashkimin Kombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori