Pak njerëz mund të pretendojnë se kanë kontribuar më shumë mbi kuptimin që kemi sot ne njerëzit mbi jetën në Tokë, sesa Çarls Darvini [Charles Darwin]. Natyralisti britanik e revolucionarizoi shkencën me teorinë e tij të evolucionit, siç u propozua në librin e famshëm Mbi origjinën e specieve. Por, në fillim idetë e tij ofenduan po aq njerëz sa edhe bindën.
Zoti i krijoi qiejt dhe Tokën rreth gjashtë mijë vjet më parë. Ai e mbushi planetin me bimë dhe kafshë, dhe në fund krijoi burrin dhe gruan. Që të gjitha llojet ekzistuese, e kanë origjinën nga kafshët që i mbijetuan përmbytjes së Zotit duke u strehuar në Arkën e Noas.
Kjo është me pak fjalë Zanafilla: tregimi i Biblës për evolucionin e specieve, të cilën shumica e njerëzve e besonin në fillimin e viteve 1800. Sot është e vështirë të imagjinohet se sa radikal u duk si veprim, kur shkencëtari britanik e hodhi poshtë fjalën e Biblës në veprën e tij.
Në veprën kryesore shkencore, Darvini shpjegoi se si të gjithë organizmat e gjallë në botë ishin të lidhura për miliona vjet më parë. Po ashtu, përshkroi se si speciet e reja mund të formoheshin nëpërmjet seleksionimit natyror. Gjithsesi ide të ngjashme po zhvilloheshin paralelisht nga biologu britanik Alfred Russel Wallace, dhe që të dy i detyroheshin shumë esesë Parimi i popullsisë të Thomas Malthusit të vitit 1797.
Darvini kishte gjithashtu një gjysh anëtar të Shoqërisë Hënore, Erasmus Darwinin. Ai ishte ndër të parët që sugjeroi se të gjithë gjitarët e botës mund të kishin një paraardhës të vetëm – serish kundër mësimeve të Biblës. Është e vështirë të besohet që nipi i tij të mos ishte i ekspozuar ndaj këtyre ideve që në moshë të re.
Megjithatë, 18-vjeçari Çarls Darvin e konsideronte veten të krishterë, dhe e filloi karrierën e tij duke studiuar teologjinë në Universitetin e Kembrixhit. Studimet në teologji vërtetuan se nuk ishte ajo që donte. Ndaj, filloi të interesohej për zoologjinë, botanikën dhe gjeologjinë. Më pas në vitin 1831, studentit 22-vjeçar iu ofrua një pozicion si një studiues pa pagesë në bordin e anijes “HMS Beagle”, një anije që do të lundronte rreth botës për pesë vjet. Darvini iu bashkua ekuipazhit si natyralist. Por, nuk ishte marinar profesionist.
“E urrej çdo dallgë të oqeanit!” – i ankohej anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa shfrytëzonte çdo mundësi për ekspedita të gjata duke mbledhur kafshë, bimë, fosile dhe minerale. Diversiteti i jashtëzakonshëm i Ishujve Galapagos e nxiti shumë mendjen kreative të shkencëtarit të ri.
Në 1836, “HMS Beagle” u rikthye në Angli dhe pak më vonë Darvini filloi të botonte punime shkencore rreth vëzhgimeve që kishte bërë gjatë udhëtimit. Në vitin 1845 botoi veprën me tre vëllime Udhëtimi i Biglit. Por, vetëm në vitin 1859 publikoi veprën kryesore Mbi origjinën e specieve.
Teoria evolucionare nuk ishte një shpikje e Darvinit, por ai e zhvilloi teorinë deri në një pikë që ajo arriti përparimin e saj shkencor. Teoria e tij e Evolucionit, ishte aq novatore saqë më vonë u emërua pas tij: Darvinizëm. Në përgjithësi, darvinizmi përfshin dy elementë. Para së gjithash, të gjitha speciet u degëzuan gradualisht nga një formë e përbashkët origjinale. Së dyti, mbijetojnë pasardhësit më të përshtatur ndaj kushteve, pra individët që janë përshtatur më mirë me mjedisin e tyre, rritin më shumë pasardhës për brez se sa ata që janë më pak të përshtatur me kushtet e tyre të jetës. Ky ligj i natyrës, është forca lëvizëse e evolucionit dhe njihet më shumë si “mbijetesa e më të fortit”.
Më 1871 Darvini botoi një vepër tjetër Prejardhja e njeriut dhe përzgjedhja për t’u riprodhuar. Bukuria e natyrës dhe kafshët nuk janë që t’i shijojmë ne njerëzit, tha ai, por për të tërhequr bashkëshortët dhe për të siguruar një riprodhim të suksesshëm. Nëse përzgjedhja natyrore është lufta për mbijetesë, atëherë përzgjedhja seksuale është beteja për t’u riprodhuar. Libri ishte shumë i lexuar, por më pak i diskutuar, sepse idetë e tij ishin tashmë në qarkullim. Natyralisti francez Jean-Baptiste Lamarck botoi librin Filozofia zoologjike në vitin 1809, në të cilën njerëzit lexuan për herë të parë mbi një hipotezë sipas së cilës të gjithë organizmat ekzistues e kanë origjinën nga organizmat e periudhave të kaluara gjeologjike, dhe kanë ndryshuar me kalimin e kohës nëpërmjet proceset natyrore. Shembulli më i famshëm i Lamarckut për këtë mekanizëm evolucionar ishte qafa e gjatë e gjirafës. Ai supozonte se kafsha zgjatej gjatë gjithë jetës për të arritur gjethet në majat e pemëve, duke lindur kështu pasardhës me qafë më të gjatë. Kjo ide u korrigjua vetëm kohët e fundit.
Tani besohet se qafat e gjata të gjirafave janë zhvilluar për t’u bërë përshtypje femrave dhe për të fituar beteja. Kështu Darvini kishte qenë më afër me idetë e tij. Me vdekjen e tij në vitin 1882, në moshën 73-vjeçare, edhe rivali i tij i madh, Wallace, i bëri homazhe njeriut të madh duke thënë se Darvini kishte “sjellë revolucionin më të madh në mendimin njerëzor brenda një çerek shekulli, sesa çdo njeri tjetër në çdo kohë”. /Burimi: Daily Telegraph/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Ton Koka, shqiptari i CIA-s që zbulonte agjentët e UDB-së dhe KGB-së në Evropë

Marrëveshja e fshehtë shqiptaro-turke e vitit 1922

NE TË DY

Kujtimet e oficerit britanik: Ndaj kundërshtarëve, Enver Hoxha ishte i pashpirt

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal