LAJMI I FUNDIT:

Revista “Time” shpall Greta Thunbergun “Personin e Vitit”

Revista “Time” shpall Greta Thunbergun “Personin e Vitit”

Revista Time ka shpallur aktivisten suedeze të ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, “Personi i Vitit”.

Që nga qershori i vitit të kaluar ajo kaloi ditë të tëra duke qëndruar jashtë para oborrit të Parlamentit suedez, duke mbajtur në duar parulla me mbishkrime me shkronja të zeza dhe të bardha: “Shkolla proteston për ndryshimet klimatike”, transmeton Telegrafi.


Kjo lëvizje globale nga ajo kohë e bëri Thunbergun frymëzim për shumë bashkëmoshatarë në mbarë botën, duke protestuar para shkollave çdo të premte dhe duke bërë thirrje nga qeveritë që të ndërmarrin hapa konkret sa i përket ndryshimeve klimatike.

Ndikimi i 16-vjeçares u rrit aq shumë sa që në shtator miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të protestojnë në çdo qytet. Gjatë 16 muajve të aktiviteteve të saj, arriti të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres si dhe me kreun e kishës katolike Papa Françesku.

E presidentit amerikan ia “lëshoi një shikim të errët” para samitit, duke u bërë kështu kryelajm i mediave botërore. Megjithatë nuk u ndal me kaq, mbi 4 milionë njerëz iu bashkuan kauzës së saj më 20 shtator, duke protestuar, që cilësohej si protesta më e madhe ndonjëherë e organizuar në histori të njerëzimit – sa i përket çështjes së ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori