LAJMI I FUNDIT:

Republika Srpska e bënë shpifjen vepër penale, reagon BE-ja

Republika Srpska e bënë shpifjen vepër penale, reagon BE-ja

Peter Stano, zëdhënës i Shërbimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka reaguar në lidhje me ligjin e diskutueshëm të Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës, i cili e bën shpifjen një vepër penale.

Stano njoftoi përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale se Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal të Republika Srpska, të cilat parashikojnë dënime për shpifje.


Ai beson se kjo sjell kufizime për mediat, por edhe për shoqërinë, transmeton Telegrafi.

“Këto ndryshime legjislative vendosin kufizime të panevojshme dhe joproporcionale ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile. Ligji i ri ndikon seriozisht në mjedisin në të cilin vepron shoqëria civile dhe kufizon lirinë e shprehjes dhe medias në Republika Srpska. Ky është një veprim për të ardhur keq dhe padyshim përfaqëson një hap të madh prapa në mbrojtjen e të drejtave themelore”, thekson Stano.

Më pas, ai shton se ligji është në kundërshtim me të gjitha pritshmëritë dhe ligjet që janë të nevojshme për të hyrë në Bashkimin Evropian, gjë që nuk është në interes të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Së fundi, ai shtoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar të ofrojë mbështetje për mediat dhe shoqërinë civile në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht në Republika Srpska. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori