LAJMI I FUNDIT:

Replikë me jetën… për dashurinë!

Replikë me jetën… për dashurinë!

Kur je pjesë e një ankthi global e nuk e ke fuqinë për ta dominuar atë, kjo të shtyn të bësh replikë me jetën dhe me dashurinë, të besosh në fuqinë e besimit pa u orvatur ta zbërthesh objektin dhe misterin e tij. Izolimi e vetmia padyshim janë antitezë e synimeve pozitive të jetës. Por, ndryshimi i kushteve të jetesës për shkak të rrethanave që mund t’i imponojnë krizat e ndryshme, shpeshherë ndërgjegjësojnë vetëdijen tonë që t’i shohim gjërat ndryshe, të mendojmë ndryshe, shumë më ndryshe seç kemi menduar qoftë edhe një ditë më parë.

Më shumë se kurrë, kuptuam se me sa shpejtësi ikin çastet e bukura të jetës. Sa egoistë ishim duke i harruar vlerat më sublime të jetës; virtytet të cilat në ç’do rrethanë e mbajnë gjallë shpirtin njerëzor. Kemi harruar se e humbur quhet ç’do ditë në të cilën nuk kemi falur dashuri. Kemi harruar se e humbur quhet edhe një ditë e vetme që nuk kemi njohur respektin për njëri-tjetrin. Kemi harruar të jemi mirënjohës ndaj secilit mëngjes që nis ditën tonë të re. Kemi harruar se jemi me fat që merremi me problemet e përditshmërisë sonë: punën, miqtë, familjen… Thënë ndryshe: kemi harruar ta jetojmë të sotmen duke menduar veç se çka na gjen tek e nesërmja.


Të dashurosh do të thotë të jesh mirënjohës ndaj gjërave të vogla; edhe ndaj mirësjelljes që nis me përshëndetjen e mëngjesit me fqinjin tonë të parë. Të dashurosh do të thotë t’i falësh buzëqeshje edhe një fëmije në rrugë, një të riu a një të moshuari të panjohur, se ndoshta buzëqeshja jonë ia zbukuron ditën. Të dashurosh do të thotë të ndjesh, të përjetosh, të kuptosh ata që nuk duan kthim për atë që falin; për ata që me dashurinë e tyre na bëjnë të ndjehemi me vlerë, ata… prindërit, fëmijët e miqtë që dashurinë nuk e kufizojnë me egon!

Të dashurosh do të thotë të pohosh saktë peshën që mbart fjala dashuri; të bindesh se ne lindim të barabartë edhe pse të ndryshëm. Do të thotë të mos turpërohemi kurrë pse qajmë, por të krenohemi kur kemi kuptuar se lotët tanë nuk i meritojnë ata që na bëjnë të qajmë. Se, të dashurojnë ia dalin vetëm ata që kanë mësuar kuptimin e vetëm të saj: të vërtetën!

Të shprehësh dashurinë nuk është kurrë vonë. Nuk është vonë të shprehësh edhe mirënjohjen. Sot, teksa po reflektojmë të mbyllur në karantinë, një armatë njerëzish humanë e guximtarë po dëshmojnë me vepra betimin e dhënë: “po”-në e përkushtimit ndaj një profesioni fisnik e human. Mjekë e infermierë që prej kohësh ishin të harruar duke mos ua dhënë vendin meritor në shoqëri, e dëshmuan dashurinë duke e sfiduar injorancën dhe shpërfilljen e shumicës. Nga ta mësuam se ndërgjegjja njerëzore, dinjiteti dhe dashuria për punën e fitojnë ç’do betejë ndaj paaftësisë shoqërore. Me zellin e tyre, këta profesionistë humanë na mësuan se çfarë do të thotë ta duash të sakrifikohesh për njeriun tënd, popullin tënd, siç bëjnë heronjtë e vërtetë.

Në një të nesërme të afërt, besoj se do të dalim më të fortë e më të ndërgjegjshëm për të kuptuar mesazhin më të madh që mund të na e mësojë jeta: forcën e dashurisë njerëzore që nuk pushon së ekzistuari edhe në betejat më të rënda.

Unë dua që nesër të më zgjojë dielli i mëngjesit, të takoj njerëzit e mi e t’i përqafoj ata. Jetën time të thjeshtë nuk dua ta këmbej me asgjë; këtë jetë që nis me ritualin modest të kafes së mëngjesit e me problemet e mia të ditës. Dua të sodis lindjen e perëndimin e Diellit dhe t’i gëzohem natës me Hënë. Dua të nis e mbaroj punën time me nder, e pastaj në mbrëmje të kthehem sërish në “karantinën” time e të bëj replikë me jetën e dashurinë!

Në trend

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Kalo në kategori