LAJMI I FUNDIT:

Reperi Offset refuzon të marrë vaksinën e coronavirusit pasi nuk i beson qeverisë

Reperi Offset refuzon të marrë vaksinën e coronavirusit pasi nuk i beson qeverisë
Offset dhe Cardi B (Foto: Getty Images)

Offset ka dhënë mendimin e tij në lidhje me vaksinën e coronavirusit dhe deklaron se nuk do e marrë për shkak se nuk i beson qeverisë.

Reperi i “Migos”, i cili është i martuar me reperen Cardi B, është pyetur për vaksinën e Pfizer, e cila filloi të përdorej këtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar e që së shpejti pritet të nisë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Duke folur për TMZ, Offset thotë se nuk do e marrë vaksinën për COVID-19 duke shtuar, “A nuk e shihni që fytyra e njerëzve u ndryshua? Thjesht nuk dua të bëj provën”.

Offset (Foto: REX)

Tabloidet e huaja kanë zbuluar se një pjesë e madhe e komunitetit afrikano-amerikan nuk i besojnë vaksinës së coronavirusit.

Kur u pyetën se çfarë mund të bëjë qeveria amerikane për ta përmirësuar këtë, Offset u përgjigj: “Bëni diçka për të ndihmuar komunitetin me ngjyrë në jetën reale. Vendosni disa politika që do të na ndihmojnë”.

Offset, 29 vjeçar, vazhdoi të shpjegojë se ai është kundër përdorimit të privilegjit të tij të famshëm për të marrë më shpejt vaksinën.

Offset dhe Cardi B (Foto: Getty Images)

“Nëse unë shkoj në spital ata do të më pranojnë më shpejt se një person normal për shkak të famës”.

Ai vazhdoi: “Nëse unë shkoj në spital këtu, ata do të më pranojnë më shpejt se personi normal që nuk është vërtet i drejtë. Nuk do të doja ta bëja këtë”, shtoi ai.

Offset nuk është i vetmi njeri i famshëm që vë në dyshim vaksinën pasi aktorja e “Black Panther”, Letitia Wright mori kritika për ndarjen e një video duke hedhur dyshime mbi sigurinë e trajtimit. /Telegrafi/

Offset (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori