LAJMI I FUNDIT:

Reperi Bardhyl Idrizi nënshkruan kontratë me menaxherin Jetmir Agaj

Reperi Bardhyl Idrizi nënshkruan kontratë me menaxherin Jetmir Agaj
Bardhi dhe Jetmir Agaj (Foto: Instagram)

Ka arritur të marrë vëmendjen e publikut për vetëm një kohë të shkurtër.

Fjala është për reperin e njohur nga Kumanova, Bardhyl Idrizi, i cili tashmë numëron një varg projektesh të suksesshme solo.


“SMK”, “Galileo”, “Familia”, “Rrugaqe” – janë vetëm disa nga prurjet e tij muzikore, teksa kjo e fundit është pjesë e ‘mixtape’ të tij të parë që e solli në maj të vitit të kaluar dhe mban gjithsej 21 këngë.

Por, siç duket nga sot e tutje për reperin shqiptar hapet një kapitull i ri.

Të gjitha lajmet nga Jetmir Agaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jetmir Agaj

Kjo ngase bëhet e ditur se ai ka nënshkruar kontratë me një prej menaxherëve më të suksesshëm në showbizin shqiptar, Jetmir Agajn, duke shënuar në këtë formë një hap mjaft domethënës në karrierën e tij.

Lajmin e konfirmoi edhe vet menaxheri, teksa ndau në rrjetet sociale një fotografi përkrah reperit me përshkrimin, “Miq dhe dashamirë, nga sot nënshkruam kontratë me artistin “BARDHI” nga sot çdo përgjegjësi artistike drejtohet nga kompania jonë”.

Në anën tjetër, njoftimin për hyrjen në kompaninë “Show Bizi Shqiptar” e bëri edhe Idrizi duke zbuluar për fansat se së shpejti vjen me këngë të re.

“Miq e dashamirë , prej sot nënshkruam marrëveshjen me kompaninë Show Bizi Shqiptar . Çdo përgjegjësi artistike drejtohet nga menaxheri im Jetmir Agaj. Ju faleminderit t’gjithve per përkrahjen publik i dashur. Së shpejti me këngë të re”, ka shkruar ai në postimin e ndarë në llogarinë zyrtare, Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori