“Krenarinë se nale” quhet kënga e re e reperit Ghulo Esta që ka ardhur me videoklip.

Bahri Zariqi ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari.


Incizimi dhe miksimi është bërë nga NushiMusic, kurse RiversalStudios ka realizuar anën vizuale.

“Ja dhe kënga ime e re me klip. Shpresoj t’ju pëlqejë!”, ka shkruar reperi në Facebook. /Telegrafi/