LAJMI I FUNDIT:

Rënie e aksioneve globale dhe e dollarit për shkak të zgjedhjeve amerikane

Rënie e aksioneve globale dhe e dollarit për shkak të zgjedhjeve amerikane

Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan kanë shënuar rënie për shkak të shenjave se gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe më e paqartë.

Investitorët botërorë për javë të tëra ishin të bindur se kandidatja demokrate, Hillary Clinton, mund të fitoj pa probleme, pasi hulumtimet e opinionit tregonin vazhdimisht se ajo avanconte në krahasim me rivalin e saj republikan, Donald Trump.


Paqartësia lidhur me rezultatin e zgjedhjeve më 8 nëntor ka ndikuar në rënien e aksioneve në Wall Street gjatë ditës së djeshme, ndërsa dollari amerikan ka rënë në nivelin më të ulët në tri javët e fundit, kundër euros dhe monedhave të tjera kryesore.

Një hulumtim i djeshëm i opinionit nga ABC News dhe Washington Post, ka treguar se Trump po udhëheq kundër Clintonit me një pikë, për të parën herë prej muajit maj, por shumica e hulumtimeve të tjera tregojnë se Clinton ende avancon, me gjithë se me diferencë të zvogëluar. /Telegrafi/