LAJMI I FUNDIT:

Rënia e flokëve tregon këto sëmundje të mundshme

Rënia e flokëve tregon këto sëmundje të mundshme

Disa hulumtime sugjerojnë se gjendja e flokëve reflekton ndjeshëm shëndetin

Është treguar se njerëzit që janë thinjur herët kanë një prirje për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.


Mbipesha, e cila konsiderohet si një nga faktorët më të zakonshëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës, nuk shoqërohet aq shumë me dëmtime të mëtejshme të sistemit kardiovaskular, sesa rënia e hershme e flokëve dhe shfaqja e thinjave të flokëve.

Përveç kësaj, rënia drastike e flokëve mund të shoqërohet me mungesë hekuri, dëmtim të gjëndrës tiroide, hipovitaminozë, proceset autoimune dhe marrja e ndonjë ilaçi.

Kur bëhet fjalë për rënien e flokëve, thuhet se ajo në vetvete tregon se ekziston një çekuilibër i hormoneve në trup.

Nëse humbja e flokëve është graduale dhe bëhet më e dukshme me secilin vit që kalon, një person mund të ketë humbje të trashëgueshme të flokëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori