LAJMI I FUNDIT:

Rënia e bllokut A3, KEK del me njoftim: Po bëjmë maksimumin për ta rikthyer në operim

Rënia e bllokut A3, KEK del me njoftim: Po bëjmë maksimumin për ta rikthyer në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se janë duke e bërë të pamundurën për rikthimin e njësisë A-3 në operim.

Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u në Facebook, thuhet se në kaldajën e A-3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.


Bie blloku A3, KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në vend
Lexo po ashtu Bie blloku A3, KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në vend

“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhet në njoftim.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), njoftoi sot se situata e furnizimit me energji elektrike po përkeqësohet. KEDS theksoi se nga rënia e njësisë A3 të termocentralit “Kosova A” në vend aktualisht po prodhohen më pak se 400 megavatë.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme. Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhej në njoftimin e KEDS. /Telegrafi/