Kosova ka fituar pikën e parë në histori të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Përfaqësuesja jonë ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin "Fadil Vokrri" kundër Bullgarisë me rezultat 1:1.


Kjo ka bërë që dardanët të zënë pozitën e tretë të renditjes tabelore me një pikë në grupin A, po aq sa ka edhe Mali i Zi, por se Kosova ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

55845324 326295461573728 460974798315454464 n (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Lideri i grupit është Anglia me gjashtë pikë ndërsa në vendin e dytë është Bullgaria, e cila pas dy ndeshjes ka dy pikë.

Theksojmë se lojtarët tanë do të rikthehen me kualifikueset më 7 qershor, ku do të luajnë me Malin e Zi kundër Podgoricës.

Tre ditë më pas, Kosova udhëton drejt Bullgarisë, ku do ta luajë ndeshjen kthyese në Sofje.

Ndryshe, Kosova theksojmë se është pa humbje në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app