LAJMI I FUNDIT:

Renditja e IPKO Superligës pas javës së 32-të – titulli i kampionit vendoset në Drenas, Trepça ’89 e Gjilani me shumë gjasa në barazh

Renditja e IPKO Superligës pas javës së 32-të – titulli i kampionit vendoset në Drenas, Trepça ’89 e Gjilani me shumë gjasa në barazh

Xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës do të sjellë finalen e madhe për titullin e kampionit.

Feronikeli, si lider aktual, pret në “Rexhep Rexhepi” Prishtinën pretendente në ndeshjen vendimtare për kampionin e ri të Kosovës.


Me 77 pikë të tubuara, ekipit nga Drenasi i mjafton edhe barazimi nga përballja direkt me Prishtinën në xhiron e 33-të. Dueli i drejtpërdrejtë për titull zhvillohet të dielën, më 19 maj, me fillim prej orës 16:00.

Prishtina ka 75 pikë dhe vetëm fitorja do ta kthente titullin e kampionit në kryeqytet.

Në dy përballjet e këtij sezoni mes dy skuadrave, bilanc më pozitiv kanë “Plisat”.

Në xhiron e dhjetë, Prishtina madje kishte arritur të fitonte në “Rexhep Rexhepi” 0 -1.

Në takimin e dytë, në kuadër të xhiros së 21-të, Prishtina e Feronikeli barazuan 1-1 në kryeqytet.

Ndërkohë, lufta për t’i ikur barazhit ka nisur të qartësohet dukshëm, veçmas pas ‘miqësorëve’ që u zhvilluan sot në Gjilan e Skenderaj dhe pas atyre që pritet të luhen në xhiron e fundit.

Foto: SC Gjilani/Facebook

Në këtë aspekt janë goditur Trepça ’89 e Gjilani që me gjasë do të luajnë në barazh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori