LAJMI I FUNDIT:

Renault Talisman prezantohet në panairin e veturave në Prishtinë (Foto)

Renault Talisman prezantohet në panairin e veturave në Prishtinë (Foto)

Renault Talisman prezantohet në panairin e veturave në Prishtinë

AutoMita ka prezantuar modelin e ri të Renault Talisman në Prishtina International Autoshow. Talisman përfaqëson një simbol të kthimit të prodhuesit francez tek klasa luksoze e veturave.


Talisman jep kënaqësi të shkëlqyer të vozitjes në sajë të teknologjisë MULTI-SENSE që përshtatet me disponimin momental të shoferit.

Talisman është modeli i vetëm i limuzinës në segmentin D, i pajisur me një sistem të menaxhimit për secilën nga katër rrotat të quajtur 4Control që vjen me kontrollorë elektronikë për punën e amortizuesve që garanton vozitje të jashtëzakonshme, të kombinuar me përshtatshmëri, performancë dhe rehati.

Kjo limozinë luksoze ofrohet edhe në variantet me benzinë ​​dhe motorëve me naftë që garantojnë kënaqësi në vozitje të makinës dhe efikasitet, si dhe konsumin e karburantit dhe emisionet e dioksidit të karbonit në 3.6 l / 100 km dhe 95 g / km.

Përveç dizajnit të jashtëm që është i sofistikuar, Renault Talisman karakterizohet edhe me brendësinë me hapësirë të gjerë dhe të rehatshme dhe bagazhit me vëllim në 608 dm3 (VDA). Një nga përparësitë kryesore në Talisman përbëhet edhe nga karriget e përparme që janë të pasura dhe të mbështejllura me material të pasur, dhe funksionet më të shumta që ofrohen në këtë segment të veturave (masazh, ngrohje, ventilim).

Renault Talisman ka një numër të teknologjive të dizajnuara për të zbukuruar udhëtim për shoferin dhe pasagjerët, dhe këtu bëhet fjalë kryesisht për sistemin e lidhjes me rrjetin R-LINK 2 me ekranin masiv prej 8.7-inch që është i ndjeshëm në prekje, audio-sistemin BOSE® Surround, ekranin head-up më ngjyra, panelin dixhital të instrumenteve me 7 inç dhe një gamë të plotë të sistemeve për ndihmë shoferit, duke përfshirë një sistem për parkimin pa duar.

Inovacionet e shumta ia mundësojnë modelit të ri të Talisman të tërheqë klientët me eksperiencën unike të makinës dhe dizajnit të sofistikuar.