LAJMI I FUNDIT:

Renault Scenic me motor të ri, do ta përdorë edhe Mercedesi (Foto)

Renault Scenic me motor të ri, do ta përdorë edhe Mercedesi (Foto)

Modelet Scenic dhe Grand Scenic me motor të ri 1.3 litra benzinë mund të porositen në tregjet e veçanta evropiane nga 1 janari 2018.

Renault Nissan në bashkëpunim me Mercedes zhvilloi motorin e ri turbo-benzinë, i cili do të jetë i pranishëm në të dyja variantet.


Në versionin më të dobët prodhon 115 kuaj fuqi, derisa agregati më i fuqishëm porosit 140 kuaj fuqi.

Mercedesi ndërkaq konfirmoi se motori i benzinë do të jetë pjesë e gjeneratës së ardhshme të klasës A, por edhe të modeleve tjera si klasa B dhe GLA.

Renault-Nissan dhe pronari i markës Mercedes, kompania Daimler, bashkëpunojnë në prodhimin e motorëve që shtatë vjet, ashtu që dizeli Renault 1.5 litra dCi përdoret edhe në Mercedes klasa A, B dhe  crossover GLA. /kp/