LAJMI I FUNDIT:

Rekordi mbresëlënës i arritur nga familjarët me një Tesla Model 3

Rekordi mbresëlënës i arritur nga familjarët me një Tesla Model 3

Nga New York për në Los Angeles, brenda dy ditësh

Cannonball Run është një film i lansuar më 1970, për të protestuar kundër ndalesës, që në rrugët e Shteteve të Bashkuara, të mos vozitet mbi 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Sikur ndodhë në film, shumë njerëz janë nisur nga New York për në Los Angeles, në mënyrë që të arrijnë sa më shpejtë, njëjtë sikur bëjnë edhe protagonistet. Kjo gare ilegale e kohës, realizohet edhe tani, si rekreacion dhe për të treguar shpejtësinë e makinave që kanë.

Alex Roy është mbajtësi i rekordit të tanishëm, që e përshkoi këtë rrugë me Tesla Model 3, për 50 orë. Mirëpo, tani këtë rekord e ka arritur një familje zvicerane.

Lars Thomse, me bashkëshorten Betty Legler dhe të bijën 18-vjeçare Robin Jedi Thomsen, që lejen  vozitjes e ka marrë para dy jave, e kanë ngarkuar makinën e tyre Tesla Model 3 në anije dhe janë nisur për të shënuar rekord.

Ata edhe ia kanë arritur të shënojë një rekord mbresëlënës, duke përshkruar rrugën prej 4,562 kilometrave për 48 orë e dhjetë minuta.

Derisa janë ndalur në 19 ndalesa, e tejkaluan rekordin e mëparshëm për dy orë e gjashtë minuta, ndërsa lëviznin me shpejtësi mesatare prej 95 kilometrave në orë. /Telegrafi/