LAJMI I FUNDIT:

Rekomanduar nga top shkencëtarët e botës: Katër librat që gjithsecili duhet t’i lexojë

Rekomanduar nga top shkencëtarët e botës: Katër librat që gjithsecili duhet t’i lexojë

Ju mund të mësoni shumë për mendjet më të ndritura të botës vetëm duke shikuar se çfarë libra lexojnë

Përveç se lexojnë libra që kanë të bëjnë me fushën e tyre, shkencëtarët më të suksesshëm dhe më të njohur në botë gjithmonë gjejnë kohë edhe për të lexuar libra të fushave tjera, transmeton Telegrafi.


Telegrafi më poshtë ju sjell një listë të librave që janë sugjeruar nga shkencëtarët e tillë, e të cilët mund t’i lexoni edhe ju.

Jane Goodall rekomandon ta lexoni “The Lord of the Rings” nga J.R.R Tolkien

Jane Goodall është adhuruese e madhe e triologjisë ‘The Lord of the Rings’.

Goodall ia ka lexuar këta libra djalit të saj gjatë kohës sa ka qenë duke studiuar për shimpanzetë në Gombe gjatë viteve të vonshme të 1970’ta.

Në fakt, ajo e ka emëruar edhe një shimpanze me emrin ‘Frodo’, pasi është inspiruar nga personazhi kryesor i kësaj triologjie.

Neil deGrasse Tyson ua rekomandon “On the Origin of Species” nga Charles Dawin

Puna e Charles Darwin-it për eksplorimin e teorisë së evolucionit është diçka që astrofizikani Neil deGrasse Tyson beson se çdo njeri duhet ta lexojë.

Tyson kishte shkruar se libri i Darwinit do t’ju ndihmojë të mësoni shumë për qenien tonë dhe për të gjitha format e jetës në Tokë.

Bill Gates e rekomandon “Lincoln in the Bardo” nga George Saunders

Ndonëse nuk është shkencëtar, ndikimi i Gates në fushën e teknologjisë dhe shëndetit publik – përmes punës së tij në Microsoft dhe fondacionin ‘Gates’ – asnjëherë nuk bën të nënvlerësohet.

Gates njihet si një lexues i flaktë e librave, ndërkaq çdo vit lanson një listë të librave që i ka lexuar apo do t’i lexojë.

Ndër këta libra është edhe ‘Lincoln in the Bardo’, për të cilin Gates thotë se është një nga librat më magjepsës në listën e tij.

Vlen të ceket se kjo novelë e ka fituar çmimin prestigjioz ‘Man Booker’.

Bill Nye e rekomandon “Hillbilly Elegy” nga J.D. Vance

Bill Nye është adhurues i autobiografisë së J.D. Vances “Hillbilly Elegy”.

Nye shpreson se historia e Vance do të na ndihmojë të mësojmë të punojmë së bashku dhe ta përmirësojmë kualitetin e jetës për çdo njeri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori