LAJMI I FUNDIT:

Rekomandime për haxhilerët e Maqedonisë së Veriut që udhëtojnë këto ditë për haxh

Rekomandime për haxhilerët e Maqedonisë së Veriut që udhëtojnë këto ditë për haxh

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) në lidhje me udhëtimet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që shkojnë për haxh në Arabi, ka disa rekomandime për kushtet dhe mënyrës se si mund të organizohen këto udhëtime, në pajtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive.

Sipas të dhënave nga BFI-së, këtë vit nga Maqedonia e Veriut në Arabi do të udhëtojnë rreth 850 persona nga Shkupi nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Shkup do të nisin më 30 dhe 31 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Para nisjes për haxh nga ana e inspektorëve të ISHSSH secilit udhëtar do t’i kontrollohet libreza e verdhë për shkak të vaksinimit kundër meningjitit.

ISHSSH thekson se personat që udhëtojnë për haxh, në vende të rrezikuara nga sëmundje të caktuara infektive, mund të udhëtojnë vetëm në mënyrë të organizuar në grupe jo më të vogla se 40 persona.

Organizatorët e udhëtimit janë të obliguar që për secilin grup, të sigurojnë së paku një mjek me pajisje dhe barna, dhjetë ditë para nisjes së udhëtimit të dorëzohet lista e udhëtarëve në ISHSSH për datën e lindjes, vendin dhe adresën e banimit, numri i pasaportës, numri i letërnjoftimit dhe të dorëzojë Raport për udhëtim në ISHSSH pranë Ministrisë së Shëndetësisë me të dhëna për organizatorin, ditën e shkuarjes dhe kthimit, si dhe vendetkalimet kufitare në të cilën do të kalojnë për të shkuar deri në Arabi.

Personat që shkojnë për haxh janë të obliguar të sigurojnë librezë të verdhë me dëshmi se ka imunizim kundër meningjitit, në Qendrën për Shëndet Publik 10 ditë para udhëtimit.

Personat që kthehen nga Haxhi gjatë kthimit, në vendkalimin kufitar në RMV nga ana e ISHSSH do të jenë të obliguar të paraqiten në Qendrën për Shëndet Publik.

Masat duhet të respektohen nga organizatorët e udhëtimit dhe udhëtarët. Në Maqedoninë e Veriut të vetmet pika për hyrje dhe dalje për udhëtime masovike janë Aeroporti ndërkombëtar Shkupi dhe vendkalimi kufitar Deve Bair./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori