LAJMI I FUNDIT:

Reka, Siljanovska dhe Pendarovski vazhdojnë fushatën, përveç premtimeve edhe akuza të ndërsjella

Reka, Siljanovska dhe Pendarovski vazhdojnë fushatën, përveç premtimeve edhe akuza të ndërsjella

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.


Kandidati i cili përkrahet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Blerim Reka, dje ka mbajtur tubim në Saraj të Shkupit, prej ku tha se për herë të parë partitë shqiptare në pushtet kundërshtojnë kandidatin shqiptar.

“Kjo prani e juaja dëshmon se ju nuk do të votoni sipas diktatit. Sot për të parën herë partitë shqiptare në pushtet e kundërshtojnë kandidatin shqiptarë. Jemi të ngopur me premtime boshe dhe kjo është arsyeja se përse qytetarët tanë e lëshojnë vendin. Programi im është kundër zbrazjes së vendit. Votat e juaja nuk do të lejojnë zbrazjen e vendit. Sot Maqedonia ka vetëm 1 shqiptarë ambasador, njësia e “Ujqërve”- asnjë, kështu nuk hyhet në Evropë. Disa po mshefen nga përgjegjësia duke dëshiruar të shuajnë prokurorinë speciale, për t’i ikur dënimit. Sot nuk mund të pranojmë denigrimin”, theksoi Reka.

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase Gordana Siljanovska, dje ka mbajtur takime me qytetarët në Vinicë, prej ku u shpreh e bindur se në qershor Maqedonia nuk do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

“Larg nga ajo që unë nuk dua që vendim im dhe vendi juaj Maqedonia të marrë datë për negociatat, duke pasur parasysh se 9 herë kemi marrë raport pozitiv nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian, por Këshilli nuk ka vlerësuar se ka ardhur koha për negociata. Unë mendoj se edhe këtë herë kjo nuk do të bëhet, jo vetëm për shkak se vetë BE-ja ka detyrat dhe problemet sidomos Brexit, por edhe për shkak se agjenda do të vijë analizën paplotësuar të përmbushjes së kritereve për fillimin e negociatave. Dhe këto kritere ky shtet dhe kjo qeveri nuk i përmbushin. Reforma e vetme që e kanë bërë është ndryshimi i dhimbshëm i emrit të Republikës së Maqedonisë”, tha mes tjerash Siljanovska.

Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qenë në tribunë në Shën Nikollë, ku kujtoi vizitën e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup, të cilën e vlerësoi si hitorike.

“Nëse dikush mendon se Gordana Siljanovska ofron diçka tjetër nga Ivanovi, mashtrohet. Nëse dikush mendon se Mickoski ofron diçka ndryshe nga Gruevski, mashtrohet. Ne së bashku me kryeministrin Zaev, së bashku me forcat progresive i kemi hapur portat e botës për shtetin tonë. Për këtë arsye të vazhdojmë së bashku, për përparim, zhvillim dhe integrim”, tha Pendarovski.

Tre kandidatë në garë për kryetar shteti edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës. Blerim Reka programin e vet zgjedhor do ta prezantojë para qytetarëve të Dibrës, kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska-Davkova do të qëndrojë në Demir Hisar dhe Manastir, derisa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski do të ketë takime me qytetarë të Çeshinovës, Obleshevës dhe Pehçevës dhe tribuna qytetare në Berovë dhe Dellçevë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori