LAJMI I FUNDIT:

Reka, Siljanovska dhe Pendarovksi dje vazhduan fushatën, premtojnë ndryshime në vend

Reka, Siljanovska dhe Pendarovksi dje vazhduan fushatën, premtojnë ndryshime në vend

Kandidatët për kryetar shteti gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje në ditën e dytë të fushatës kanë realizuar takime me qytetarët, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell në një vend.


Kandidati i partive opozitare shqiptare Blerim Reka, dje ka qëndruar në fshatin Çiflik, Patishka Reka, Batincë dhe Studeniçan. Ai kërkoi nga qytetarët mbështetje në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se vota për të është faktorizim i votave të shqiptarëve.

“Të tjerët ofrojnë konsensualitet, që në shqip do të thotë ujdi, por për fat të keq ata i japin përparësi ujdisë me fqinjin, ndërsa në rastin tonë bëhet fjalë për ujdi mes vëllezërve të një gjaku. Dy liderët e partive opozitare kanë bërë një besë-lidhje që të përkrahin një kandidat shqiptar për president, dhe me këtë ata dëshmuan se janë për faktorizimin e votës shqiptare”, tha Reka.

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase Gordana Siljanovska, dje ka qëndruar në Resnjë, Strugë dhe Vevçan. Ajo kërkoi nga qytetarët e këtyre zonave që ta mbështesin më 21 prill dhe siç tha, në Maqedoni do të ketë drejtësi për të gjithë.

“Maqedonia sërish do të jetë ajo që gjithçka e kemi, pasi nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne nuk kemi Maqedoni tjetër. Nuk ekziston Maqedonia e Jugut. Është qesharake që dikush të mendojë se nga territori e kemi marrë emrin. Kjo gjeneratë e Maqedonisë ka mundësi historike që më 21 prill dhe 5 maj, më pas edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare t’ia tregojë vendin e vërtetë kryeministrit, e ai është ana e errët e historisë”, tha Siljanovska.

Kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qenë në një tribunë në Aerodrom të Shkupit, ku i ka vazhduar aktivitetet e fushatës.

“Politika që ka vizion, që ka strategji se si të arrijë qëllimet, e di si nga oponentë të bëjë miq, duhet të mbështetet. Koncepti im është që të bëhemi pjesë e politikës që i zgjidh problemet, e jo t’i vendosë nën qilim”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, kandidatët për kryetar shteti edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të fushatës parazgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori