LAJMI I FUNDIT:

Reja tregon se çka pret nga tri ndeshjet e shtatorit: Luajmë ndaj kundërshtarëve të fortë, por ne jemi duke u rritur

Reja tregon se çka pret nga tri ndeshjet e shtatorit: Luajmë ndaj kundërshtarëve të fortë, por ne jemi duke u rritur

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë tri ndeshje të rëndësishme brenda tetë ditëve në shtator.

Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Poloninë më 2 shtator, teksa me 5 presin Hungarinë dhe më 8 shtator përballen me San Marinon.


Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka folur për këto sfida, duke thënë fillimisht se të luash çdo tri ditë nuk është asnjëherë mirë.

“Të luash çdo tre ditë nuk është asnjëherë mirë, por kjo vlen edhe për kundërshtarët tanë, ndaj në këtë pikë jemi të barabartë. Unë jam i bindur që ky grup mund të bëjë mirë, pasi jemi rritur dhe kemi fituar eksperiencë të rëndësishme”.

“Miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke kanë qenë shumë të rëndësishme, pasi kemi qenë konkurrues me dy përfaqësuese që kanë marrë pjesë në Europian. Jemi përmirësuar me lojën nga mesfusha e para, pasi djemtë tani janë më të lirshëm dhe më të bindur në atë që duan të bëjnë. Dimë shumë mirë vlerat tona, por në të njëjtën kohë edhe defektet tona, ndaj do të provojmë të korrigjohemi gjatë këtyre ditëve, për t’u paraqitur sa më mirë në eliminatore. Luajmë kundër dy skuadrave shumë të forta si Hungaria dhe mbi të gjitha Polonia, të cilat kanë treguar se janë përpara nesh në aspektin e cilësisë, por edhe ne duam të tregojmë se nuk mbetemi mbrapa”.

“Unë jam i bindur, që nëse të gjithë jemi në gjendjen optimale, mund të marrim shumë kënaqësi prej kësaj skuadre. Më mungojnë të dëmtuarit, sepse do të kisha më shumë mundësi zgjedhjeje, megjithatë do të luajnë më të mirët dhe do të provojmë të bëjmë sa më mirë në fushë”, deklaroi tekniku Reja.

Italiani është i bindur se Shqipëria do të bëj paraqitje shumë të mira në këto tri sfidat e muajit shtator që janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katari 2022’.

“Unë jam i bindur që do të bëjmë paraqitje shumë të mira. E kemi të qartë se do të luajmë ndaj dy skuadrave të rëndësishme, Hungaria dhe mbi të gjitha Polonia, që kanë treguar se janë ‘përpara’ në aspektin e cilësisë, por as ne nuk jemi më pak. Unë jam shumë i bindur që kjo është një skuadër që mund të na dhurojë kënaqësi të mëdha. E kemi të qartë se për të arritur këtë, të gjithë lojtarët duhet të jenë në gjendje maksimale”.

“E theksova edhe më lart, do të shikoj dhe do të verifikoj këto tre ditë, edhe se janë pak, duhet të bëj zgjedhjet e duhura, për të hedhur në fushën e lojës lojtarët që janë në gjendjen më të mirë”.

“Më mungojnë lojtarët e dëmtuar që janë lojtarë të rëndësishëm për ne, sepse do të kisha mundësinë për të bërë ndonjë zgjedhje, por jam i bindur që këto 27 lojtarë që kam grumbulluar janë zgjedhja më e mirë përballë asaj që ofron Shqipëria. Ndërkohë rritja ka qenë, dhe pres akoma një rritje të mëtejshme në këto kualifikuese për Kampionatin Botëror”, përfundoi Reja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori