LAJMI I FUNDIT:

Reja: Shqipëria po punon mirë, ka entuziazëm – i gjithë kombi shqiptar na mbështet!

Reja: Shqipëria po punon mirë, ka entuziazëm – i gjithë kombi shqiptar na mbështet!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij me kuqezinjtë dhe për karrierën e gjatë.

Tekniku i njohur ka deklaruar se ndihet mirë që punon me të rinjtë dhe se ka ende shumë energji për të vazhduar aventurën në krye të stolit të skuadrës.


“Derisa të kem këtë energji, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, do të bëjë. Të punoj me të rinjtë të përmirëson, jo thjesht në aspektin fizik, por mbi të gjitha në aspektin mendor”, u shpreh Reja në intervistën e tij për “Tgr Rai FVG”, që është dega e televizionit italian për zonën e Friulit dhe Venecias.

Ndërkaq, trajneri i Shqipërisë vlerëson punën që po bëhet me ekipin kombëtare dhe thekson se mbështetja është shumë e madhe nga të gjithë për t’u përmirësuar vazhdimisht në të ardhmen në drejtim të lojës dhe rezultateve.

“Kombëtarja shqiptare po punon mirë, ka shumë entuziazëm përreth ekipit, i gjithë kombi shqiptar na mbështet dhe na qëndron pranë. Është e qartë që duhet ende të përmirësojmë strukturat e lojës, të përmirësohen mbi të gjitha në aspektin taktik”, tha Reja, teksa shtoi edhe një batutë për debutimin e tij në stadiumin e famshëm “Wembley” si trajner i kombëtares shqiptare.

“Të bësh debutimin në Wembley, në një stadium me 80 mijë tifozë kundër Anglisë, me gjithë ata yje në fushë, në moshën time është një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar në botën e futbollit në fakt”, tha ndër të tjera tekniku i përfaqësueses shqiptare.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori