Edi Reja ka folur rreth hapjes së stadiumit të ri kombëtar, ku Shqipëria pritet t’i zhvillojë ndeshjet si vendas.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje gjatë javës së ardhshme, ku me 14 nëntor pret Andorrën, ndërsa tri ditë më vonë e pret Francën në kuadër të grupit H.

Pikërisht në ndeshjen e dytë, atë ndaj Francës pritet të hapet stadiumi i ri kombëtar “Air Albania Stadium” dhe për këtë ka folur gjithashtu Reja.

Vendoset përfundimisht emri i stadiumit Kombëtar në Tiranë Vendoset përfundimisht emri i stadiumit Kombëtar në Tiranë

Ai ka thënë se ndihet me fat që do të debutoj në këtë stadium, ndërsa mendon se ish-trajnerët e Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe Christian Panucci do të jenë xhelozë.

“Është një emocion mjaft i bukur për mua, që do të kem fatin të debutoj në këtë stadium dhe jam i sigurt që De Biasi e Panucci do të jenë xhelozë për këtë fakt”, ka thënë fillimisht Reja.

Reja flet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë ndaj Andorrës dhe Francës Reja flet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë ndaj Andorrës dhe Francës

“Kam ftuar vajzën dhe gruan që të vijnë në Tiranë për këtë sfidë. Besoj se stadiumi i ri do të na japë një motivim ekstra dhe një stimul të madh për të marrë rezultatet që duam”.

“Shpresoj që ky stadium të jetë kartëvizita për të dhënë një imazh të Shqipërisë së re dhe rritjes”, përfundoi italiani.