LAJMI I FUNDIT:

Reja misterioze ngjyrë vjollcë i huton kilianët

Reja misterioze ngjyrë vjollcë i huton kilianët

Një re misterioze me ngjyrë vjollcë e cila në mënyrë të frikshme rin pezull në një qytet ka hutuar ekspertët dhe banorët e zonës.

Fotografitë e formacionit të thatë janë kapur teksa retë rrinin pezull poshtë mbi Pozo Almonte në pjesën veriore të Kilit gjatë mëngjesit të vikendit të kaluar, raporton Mirror.


Imazhet e mahnitshme shfaqin renë ngjyrë vjollcë duke u shtrirë përgjatë qiellit pa re, transmeton Telegrafi.

Reja ngjyrë vjollcë në qytetin Pozo Almonte

Zyrtarët amerikano jugor tani po hetojnë mbi fenomenin e çuditshëm i cili mund të paraqesë disa shpjegime të mundshme.

Disa besojnë se është shkaktuar nga një prishje e pompës në një fabrikë mineralesh aty pranë, e si rezultat i saj u shfaq avulli i jodit që rrjedh nga miniera Cala Cala.

Zona afër Minierës Cala Cala

Christian Ibanez, zëvendës kryetari i Rajonit Tarapaca në Kili tha: “Ne po e kryejmë një inspektim, nga i cili thuhet se ky incident ka ndodhur për shkak të një prishjeje të një motori në pompën shtytëse”.

Zyrtari i mjedisit, Emanuel Ibarra tha se prishja e pompës ka shkaktuar që jodi në fabrikë të ndryshojë nga gjendja e ngurtë në atë të gazit, kështu duke shkaktuar shfaqjen fluoreshente mbi kokat e njerëzve.

Ndërsa përfaqësuesi i Rajonit Tarapaca, Daniel Quinteros tha: “Deri më tani, nuk ka pasur asnjë konsultë mjekësore apo prekje si rezultat i situatës që po përjetojmë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori