LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet viktima e gjashtë nga gripi sezonal, spitalet të stërmbushura me pacientë

Regjistrohet viktima e gjashtë nga gripi sezonal, spitalet të stërmbushura me pacientë

Për tre javë, gjashtë viktima nga gripi sezonal. Rritet dukshëm numri i personave të prekur me grip. Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive njofton se në klinikë janë të hospitalizuar 7 pacientë me grip dhe 6 me kovid. Ajo bën thirrje që gripit t’i qasemi më seriozisht, ndërsa kategoritë e rrezikuara të vaksinohen kundër gripit sezonal.

“Për fat të keq pacientja ishte e hospitalizuar tek ne, për periudhë të shkurtër dhe të gjitha rekomandimet që I themi dhe që insistojmë tek të moshuarit, duhet të jemi të qartë se mbrojtje dhe qasje serioze ndaj gripit si sëmundje duhet të kemi të gjithë. Pacientja që vdiq është relativisht e re, e moshës 45-46. Ajo ishte me obezitet, me sëmundje kronike të mushkërive të bardha, me diabet, tension të lartë dhe këto janë karakteristika për formë të rëndë të gripit… Sezona është për grip, numrat rriten, për kohë të shkurtër do ta arrijmë pikun. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm lidhur me gripin”, tha Milena Stefanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.


Komisioni për sëmundje infektive rekomandon mbajtjen e obligueshme të maskave nëpër shtëpitë e shëndetit, shtëpitë e pleqve dhe ndalesë vizitave nëpër spitale. Kryetari i Komisionit Aleksandar Petliçkovski thotë masat i propozojnë pas rritjes së numrit të të sëmurëve me grip

“Gripi sezonal e kalon numrin e rasteve edhe me kovid, kovidi është në ulje, çështje më aktuale për sistemin shëndetësor është gripi sezonal, sepse gjithsesi jemi në sezonë të infeksioneve intensive respiratore.

Rekomandojmë mbajtje të obligueshme të maskave nëpër shtëpi të shëndetit, në shtëpitë për përkujdesjen e pleqve…. Poashtu rekomandojmë ndalesë të vizitave në spitale dhe shtëpi për përkujdesjen e të moshuarve. Nga rekomandimet e mbetura mbetet rekomandimi për veprim të ndërgjegjshëm, atëherë kur ndjejnë se janë të sëmurë të mbajnë maska, t’u shmangen turmave”, u shpreh Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i KSI.

Raporti I fundit I Institutit të Shëndetit Publik, tregon se gjatë javës së parë të vitit 2024, janë regjistruar 1.025 raste të të sëmurëve me grip sezonal ose sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo është për 2,5 herë më shumë, krahasuar me javën paraprake. Numri I rasteve të paraqitura këtë javë, krahasuar me atë të një viti më parë, është rritur për 24, 8 për qind. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori