LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen 4 viktima dhe 815 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Regjistrohen 4 viktima dhe 815 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.814 teste, ndërsa janë regjistruar 815 raste të reja me coronavirus.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.252 pacientë të shëruar nga coronavirusi.


Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi. Viktimat janë regjistruar në qytetin e Velesit (86 dhe 74).

Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima nga Shkupi (88 dhe 88). Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 19-29.07.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 328.995, numri i të shëruarve është 315.083, numri i të vdekurve është 9.377, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.535./Telegrafi/