LAJMI I FUNDIT:

Regina Hall transformohet në versionin e saj të vogël në komedinë fantastike “Little”

Regina Hall transformohet në versionin e saj të vogël në komedinë fantastike “Little”
Regina Hall (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Nëpër kinema gjatë këtij viti do të nisë shfaqja e komedisë fantastike, “Little”, të cilën e ka projektuar 14-vjeçarja Marsai Martin, e cila luan edhe një prej roleve kryesore në film.

Komedia flet për karakterin e Jordan Sanders, të cilën e luan Regina Hall. Ajo do të gjendet e burgosur në trupin e një tinejxhereje, të cilën e luan pikërisht Marsai.

“Një grua transformohet në versionin e saj të si e re, në periudhën e jetës kur presionet e të rriturve bëhen shumë të mëdha”, shkruan në përshkrimin e filmit.

Regjinë e “Little” e ka bërë Tina Gordon, ndërsa për skenarin është kujdesur Tracy Oliver, e cila është e njohur për komedinë “Girls Trip”.

Megjithatë, i gjithë filmi është i bazuar në idenë e Marsai Martin, e cila është bërë pjesë e produksionit të filmit.

Marsai Martin në filmin “Little” (Foto: Screenshot/YouTube/ Movieclips Trailers)

Ajo ka thënë se frymëzimin për këtë realizim e ka gjetur në filmin “Big” nga viti 1988, ku rolin kryesor e luan Tom Hanks.

Videoja e paraqitjes së shkurtër është shpërndarë në rrjetet sociale dhe përdoruesit kanë thënë janë të gëzuar që do të shohin një tjetër film me humor afro-amerikan.

Regina Hall në filmin “Little” (Foto: Screenshot/YouTube/ Movieclips Trailers)

“Little” do të jepet premierë më 12 prill, fillimisht në Amerikë, pastaj në vendet tjera të botës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori