LAJMI I FUNDIT:

Apeli refuzon ankesat e avokatëve, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerët do të gjykohen në rastin “hidrocentralet”

Apeli refuzon ankesat e avokatëve, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerët do të gjykohen në rastin “hidrocentralet”

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Dardan Gashi dhe të tjerëve, F. H. dhe A. Gj për çështjen e njohur si “afera e hidrocentraleve”.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.03.2021, është vërtetuar dhe çështje penale ndaj tyre, do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës penale.


Të pandehurit në fjalë, po akuzohen nga ana e Prokurori Special për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.

Deklarohen të pafajshëm 19 të akuzuarit për rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”
Lexo po ashtu Deklarohen të pafajshëm 19 të akuzuarit për rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”

Gjykata e Apelit po ashtu, e ka refuzuar edhe ankesën e Prokurorisë Speciale, për të akuzuarit tjerë në këtë rast: L.F., F.H., F. Ç., M. R., A. N.,  F.K.,  I. I., G. J., B. B., G. Sh., N. H., A. A.

Procedura penale ndaj tyre është pushuar, për shkak të parashkrimit relativ të ndjekjes penale.

Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se gjykata e shkalles së parë, ka vendosur drejtë dhe ligjshëm, duke dhënë arsye të mjaftueshme, kur i ka trajtuar kërkesat e mbrojtësve, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim te provave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori