LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët nuk e rrisin papunësinë në Gjermani

Refugjatët nuk e rrisin papunësinë në Gjermani

Ekonomia më e madhe e Europës ka hedhur poshtë shqetësimet se fluksi i emigrantëve do të rriste normën e papunësisë.

Tregu i punës është në performancën më të mirë në 2 dekada dhe ekonomia është rritur në 2016-ën me normën më të shpejtë në 5 vite, nxitur nga konsumi privat dhe shpenzimet e qeverisë.


Kjo fsheh disa nga sfidat e lidhura me përshtatjen e punonjësve të huaj në një treg të sofistikuar pune, ndërkohë që u mungojnë njohuritë mbi gjuhën dhe kualifikimi. Zyrtarët e Agjencisë Federale të Punës thonë se mosndryshimi i shifrave mbi papunësinë pavarësisht fluksit të emigrantëve, lidhet me ndryshimin demografik dhe prej faktit se jo të gjithë prej 1 milionë emigrantëve janë të përshtatshëm për tregun e punës.

Gjermania, një vend me popullsi në plakje dhe me numrin e lindjeve më të ulët në botë,  ka një shifër prej 300 mijë njerëzish që dalin nga fuqia punëtore çdo vit, tregojnë të dhënat e agjencisë së punës.

Punësimi u rrit me një mesatare prej 36 mijë në muaj për 2016-ën, në një rekord prej 43.5 milionë. Për krahasim, numri i refugjatëve të regjistruar si të papunë u rrit me vetëm 10 mijë në muaj në gjysmën e parë të 2016-ës, dhe me një normë shumë më të vogël në të dytin.

Sipas analistëve, për sa kohë që kompanitë krijojnë më shumë vende pune se numri i refugjatëve që i bashkohen tregut, norma totale do të bëhet e balancuar pavarësisht se nuk mund të jenë emigrantët që punësohen. Bundesbank sheh një rënie  optimiste të normës së papunësisë në 5.8% këtë vit.

Në lidhje me refugjatët që po përpiqen të integrohen dhe që po ndjekin leksione për gjuhën, ata nuk shihen si kërkues pune dhe do të qëndrojnë jashtë regjistrit të papunësisë për vitet e ardhshme.

Një shpjegim tjetër ka të bëjë me sistemin e stazhit të punës, që shërben si një urë drejt punësimit dhe përfaqëson një barrierë të madhe për të huajt me pak njohuri të gjuhës.

Sipas projeksioneve të agjencisë ë punës, do të duhen të paktën 6 vite që refugjatët të përfundojnë kurset e gjuhës, shkollat profesionale dhe praktikat, që të konsiderohen si punonjës me aftësi.  /Telegrafi/