Reforma cakton datën e zgjedhjeve


“Nëse liderët politikë nuk ia dorëzojnë sa më shpejtë Komisionit për reformë në Parlament, të arriturat e reformës dhe nëse Komisioni nuk ia mundëson Kuvendit në afat rekord kohor me i fuqizu këto të arritura, atëherë kuptohet që nuk do të mbërrijmë për qershor, pra, do të shkojmë për vjeshtë’, ka thënë Haradinaj, transmeton Kosovapress.
E dëshpëruar me mos përfundimin e reformave është shprehur edhe nga raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës në Kosovë, Ulrike Lunacek, e cila tha se kryeministri veç i patë premtuar se që do të përfundojë në verë të atij viti.
Ndryshe, Valdete Daka që është shefja e institucionit të vetëm zyrtar përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, pohon se megjithëse nuk janë të njoftuar për ndonjë marrëveshje zyrtare mes liderëve të partive politike, KQZ vitin 2014 e ka cilësuar si vit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Gjithashtu, Daka thotë se përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve po behën që nga buxheti e deri të çështjet teknike./Kosovapress/






































