eksperti ad

Keanu Reeves do t’u kthehet ekraneve të mëdha për të përsëritur rolin e tij në vazhdimin e dytë të filmit, “John Wick”.

Regjisorët Chad Stahelski dhe David Laitch do të punojnë në vazhdimit e trilerit-aksion që për herë të parë u xhirua në vitin 2014.


Kompania Lionsgate do të merret me distribuimin, ndërsa xhirimi i filmit të dytë vjen pas kritikave të mira dhe fansave të shumtë.

Në filmin “John Wick”, Reeves ka luajtur rolin e një vrasësi hakmarrës kundër mafisë ruse, të cilët ia vrasin qenin.

Filmi me buxhet të vogël, përfitoi mbi 78 milionë euro dhe mori kritika shumë të mira. /Telegrafi/