Artisti shqiptar i njohur me emrin artistik, Reealt ka sjellur një projekt të ri muzikor.

Reklama

Kënga mban titullin “Shuj” dhe erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent është produksioni EA, të cilët janë përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i këngës është shkruar nga vet artisti, teksa videoklipi u realizua nga “New ERA Switzerland”.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në platformën e tij në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.

Kjo këngë e re vjen pas asaj “Marijuana” që lansoi vetëm pak javë më parë, ndërsa ai pritet të sjell edhe projekte të reja, përfshirë disa bashkëpunime. /Telegrafi/

Reklama