Red Hot Chili Peppers kanë bërë një gjë të papritur duke befasuar të gjithë opinionin.

Bendi ka performuar në një shkollë të mesme, ku vijojnë mësimet fëmijët e bateristit të grupit, Chad Smith.


Gjatë ditës së djeshme, Smith kishte paralajmëruar një befasi duke pyetur se "Kush është në orën 9:30 në mëngjesin e shkollës sime të fëmijëve?".

Shfaqja u zhvillua në Shkollën e Viewpoint në Calabas, Kaliforni, në një mbledhje për të festuar Halloween, ku të gjithë anëtarët e grupit u maskuan.

Kjo ka bërë që të gjithë fëmijët të argëtohen jashtë mase me performancën e bendit të rokerëve.

Ndryshe, Red Hot Chilli Peppers ka njoftuar ditë më parë se së shpejti do të kthehen në studio për të regjistruar këngët e albumit të 12 në karrierën e grupit. /Telegrafi/